E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca për bandën e Cërrikut

Mungesa e avokatëve bëhet sërish sërisht problem për mbarëvajtjen e seancave gjyqësore të bandës së Cërrikut. Mungesa e dy prej avokatëve që kanë në mbrojtje bandën e Cërrikut ka bërë të mundur edhe shtyrjen e seancës për një datë tjetër. Në sekretarinë gjyqësore, sipas trupës gjyqësore, nuk ka asnjë njoftim të avokatëve për arsyen e mungeses së tyre . Në këto kushte gjykata ishte e detyruar të shtyjë procesin për javën që vjen duke i këshilluar edhe një herë avokatët të jenë të vëmendshëm dhe të pranishëm në gjyq duke zbatuar ligjet në fuqi. Togat e zeza kanë pezulluar afatet e parabuirgimit për nëntë anëtarët e masakrës së Cërrikut ngjarje kjo e ndodhur më 23 mars të vitit 1997-të, në të cilën mbetën të vrarë gjashtë gardistë si dhe u plagosën nëntë punonjës policie. Për mungesën e avokatëve gjykata e Tiranës do bëje me dije Dhomën e Avokatisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›