E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rishqyrton vendimin për Ndrea Prendin

Ish-komandanti i Gardes, Ndrea Prendi dhe avokati i tij Genc Gjokutaj

TIRANE- Prokuroria e Tiranes kerkon zëvendësimin e masave nga “arrest shtëpie” në atë të “arrestit në burg” për tre të akuzuarit e demonstratës së 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 persona.

Pas kerkeses, Gjykata e Tiranes ka nisur te rishqyrtojë sot vendimin për tre të akuzuarit e ngjarjeve të 21 janarit, për ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij Margarit Kume dhe inxhinierin e IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj.

“Panorama” shkruan sot se prokuroria ka ndryshuar kushtet ne lidhje me proven e dyshimeve te fajesise mbi te akuzuarin Ndrea Prendi. Akuza ka mundur te siguroje prova te  reja. Behet fjale per nje akt qe pasqyron se pistoleta me te cilen dyshohet te jete vrare demonstruesi Faik Myrtaj eshte terhequr nga Prendi ne magazinen e armatimit mengjesin e 21 janarit.

Për sa i përket inxhinierit të IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Kryerjes së veprimeve që tentojnë fshehjen e të vërtetës” pasi dyshohet se ai ka fshirë filmimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›