Ngrihet në 155 numri i të vdekurve të sulmeve në Bagdad
Numri i viktimave të sulmeve të ndërmarra të dielën në Bagdad është ngritur në 155, më 500 persona tjerë të lënduar, ka njoftuar sot policia irakiane.
Përkundër reduktimit të dhunës së përgjithshme në Irak, kryengritësit dhe militantët ende po janë të aftë të ndërmarrin sulme të përgjakshme, numri i të cilave sipas vëzhguesve do të shtohet dukshëm, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat në Irak do të zhvillohen në janar.
Sulmet e së dielës, në afërsi të ministrisë së Drejtësisë dhe ndërtesës së qeverisë rajonale në Bagdad, shkaktuan shkatërrime të mëdha dhe ishin sulmet më të përgjakshme në kryeqytetin Irakut që nga viti 2007.
Udhëheqësit botërorë dënuan këto sulme, ndërsa zyrtarët irakianë fajësuan Al Qaidën dhe mbeturinat e qeverisë së ish-diktatorit irakian, Saddam Husseinit. Politikanët e opozitës fajësuan forcat e sigurisë.
Iraku po tenton të ri-këndellë ekonominë dhe shoqërinë e vet, pas dekadave të tëra të represionit, luftërave dhe ekonomisë së shkatërruar.
Forcat amerikane tashmë janë tërhequr nga qendrat urbane të vendit, para kompletimit të tërheqjes së tyre të plotë nga Iraku, në vitin 2011 dhe për situatën e sigurisë tani janë përgjegjëse forcat irakiane të sigurisë.