E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrin Europa nga te ftohtit

Sa vjen dhe rritet bilanci i viktimave si pasoje e motit tea carte dhe temperaturave nen zero .Ka arritur në 220 numri i viktimave si pasojë e acarit që ka përfshirë mbarë Europën. Vendet me numrin më të madh të viktimave janë Ukraina e Polonia, në të cilat është shënuar më shumë se gjysma e viktimave. Autoritetet në Ukrainë kanë ngritur mijëra tenda në mbarë vendin, ku njerëzit mund të shkojnë të ushqehen e të qëndrojnë në një ambient të ngrohtë. Pjesa më e madhe e viktimave janë njerëz të pastrehë që jetojnë rrugëve. Rrugët janë të bllokuara ndërsa reshjet e dëborës sa vijnë e bëhen më të dendura .
Në pjesën juglindore të Polonisë, termometri arriti në -35 gradë Celsius. Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve si pasojë e teë ftohtit . Pjesa më e madhe e të cilëve janë të pastrehë. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpia, ndërsa temperaturat pritet të bien edhe më.
Viktima të shumta ka pasur edhe në Rusi, Rumani, Çeki dhe Bullgari, por i ftohti siberian ka mbërthyer tashmë gjithë kontinetin.
Në Serbi, më shumë se 11 mijë banorë të zonave rurale malore janë bllokuar. Reshje dëbore ka pasur edhe përgjatë bregut të Mesdheut dhe në Spanjë. Në Francë, Korporata Elektroenergjetike i ka kërkuar popullsisë të ketë kujdes me harxhimin e energjisë sepse kërkesa ka arritur në nivele rekord.Rrjeti i gatishmërise për motin, Meteo-alarm, paralajmëroi për kushte ekstremisht të rrezikshme në disa pjesë të Europës Lindore. Forcat e sigurisë në Serbi dhe në Bosnjën fqinje kanë përdorur helikopterët për të dërguar ndihma ushqimore në zonat e izoluara nga dëbora. Autoritetet në këto vende kanë ngritur shtabe emergjencash në shumë zona, është ndërprerë qarkullimi rrugor, hekurudhor dhe ajror dhe u është bërë thirrje banorëve të shmangin daljen nga shtëpitë në maksimum.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›