Sinoptikanet Mot i paqendrueshem deri te merkuren
Megjithëse me më pak intensitet reshjet e shiut në bregdet dhe zonat e ulëta dhe ato të borës në zonat malore do të vazhdojnë të mbizotërojnë nëe territorin shqiptar deri ditën e mërkurë, kur shërbimi Meteoalb parashikon mot të kthjellët. Ndërkohë që temperaturat disi në vlera më të larta që nga e premtja krahasur me fillimin e javës do të pësojnë sërish rënie. Gjithsesi jo në vlerat e javës që po lëmë pas. Të hënën vlerat më të ulëta që pritet të regjistrojë termometri janë -8,-9 gradë celcius.
Por megjithëse sasia e reshjeve të rëna gjatë këtyre ditëve ka qenë e konsiderueshme ato janë karakteristike e muajit. Specialistët e shërbimit Meteoalb shohin si problematike luhatjen e temperatuarave si psh 4 gradë celcisus në mëngjes dhe 11 gradë në mbrëmje regjistruar në Tiranë, apo ulja disa gradë nën normalen e tyre si në Kukës, ku termometri ka shkuar deri -19 gradë duke iu afruar vlerës më të ulët të shënuar aty -22 gradë në 1985 kur mestarja duhet të ishte -2.
Ndërkohë moti i acartë që ka përfshirë Evropën megjithëse jo në vlerat ekstreme të këtyre ditëve, sipas shërbimit Meteoalb do të vazhdojë gjatë të gjithë 15 ditëshit të parë të shkurtit pas të cilit pritet dhe përmiresimi i kushteve atmosferike.