PE Duhet sistem me efikas per menaxhimin e mbetjeve urbane
Menaxhimi i mbetjeve urbane është një nga burimëet kryesore që thith investitorët dhe krijon vende të reja pune. Sipas një rezolute të miratuar nga Parlamenti Europian për menaxhimin e mbetjeve, nëse bëhet në mënyrë efikase ky sektor mund të bëhet tërheqës për investime dhe mund të hap mbi 500 mijë vende të reja pune në Europë. Kjo rezolutë është miratuar pothuajse në unanimitet nga seanca plenare e Parlamentit Europian. Sipas eurodeputetëve janë të nevojshme investime të mëdha për të pasur struktura efikase në menazhimin e mbeturinave për të krijuar kështu pasuri dhe punësim. Kryesisht industria e riciklimit ka një potencial europian për një gjysëm milioni vendesh pune. Parlamenti i ka kërkuar KE të propozojë kritere më të qarta për deponimin dhe distancën minimale nga vendet publike si shkolla, shtëpi dhe spitale për të minimizuar rreziqet shëndetësore. Gjithashtu europarlamentarët kanë propozuar një sistem për klasifikimin sipas ngjyrave të mbeturinave për të ndihmuar kështu qytetarët të kuptojnë ciklin dhe të shtojnë riciklimin e tyre. Shtetet anëtare të BE duhet të respektojnë ligjet e përbashkëta mbi menaxhimin e mbetjeve për të mos pasur asnjë vonesë të cilat përcaktojnë objektivat për riciklimin dhe ripërdorimin dhe paraqesin detyrimin e programeve kombëtare. Problemet kryesore të evidentuara nga peticionet e marra nga Parlamenti Europian lidhen me mungesën e personelit të duhur në nivel lokal dhe rajonal, të burimeve të pamjaftueshme dhe një sistem kontrolli më efikas në nivel europian. Gjithashtu deputetët kanë kërkuar fuqizim të inspektimeve për menaxhimin e mbetjeve. Në rezolutën e tyre europarlamentarët kanë kërkuar miratimin e një sistemi efektiv të monitorimit financiar në fondet eBE për kompanitë me qëllim përmirësimin e luftës kundër infiltrimit të krimit të organizuar në procesin e menaxhimit të mbetjeve inerte.