E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri dhe Durresi nen uje

Reshjet e dëndura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të natës dhe vazhdojnë të bien e kanë përkeqësuar situatën në rrjetin e arterieve rrugore që përfshijnë qarkun e Fierit. Me problematike situata ka qene ne disa segmente periferike dhe në pikat hyrëse-dalëse të qytetit, ku trafiku është rënduar dhe trafiku. Hyrja jugore për në qytetin e Fierit është nën "pushtetin" e ujit, qe ka bllokuar edhe tregun e ri industrial. Mungesa e funksionimit të rrjetit të kanalizimeve, apo mospërballimi i sasisë së reshjeve prej tyre, ka bërë që uji të bllokoje edhe hyrjet e institucioneve kryesore si, prefekturën, teatrin e një sërë objekte të rrjetit të biznesit.
Gjithashtu reshjet intesive të shiut kanë krijuar probleme të shumta në lagje e rrugë të dryshme të qytetit të durrësit. Në disa zona perfiferike uji ka depërtuar deri në katet e para të banesave apo bizneseve, ndërsa në qyteti uji arrinte në nivelin e 10 centimetrave duke depertuar mbi trotuar. Situata më e vështirë është paraqitur ne rreth rrotullimin e shkozetit, në plazh, tek stadiumi në Durrës por edhe në lagjen numër 14, 15 si dhe nëshetitoren taulnatia. Kjo situatë ka vështirësuar sëtepërmi jo vetëm lëvizjen e këmbësorëve por edhe të automjeteve, ku në disa akse është dashur ndërhyrja e efektivave të policisë për të disiplinuar qarkullimin e mjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›