E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrin veprimtarine ne KQZ anetari i trete i opozites Jani Jani

Anëtari i KQZ-së Jani Jani, arsyeton vendimin për ngrirjen e veprimtarisë, si shenjë solidariteti me dy ish-kolegët e tij të dorëhequr. Në deklaratën shpërndarë mediave, Jani shprehet se lëvizja e tij u ndërmorr edhe si përgjigje e ndërprerjes së kundraligjshme të mandatit të Ilirjan Muhos nga Kuvendi.
Edhe pse me mungesën e 3 anëtarëve, Komisioni do të mund të vijojë procesin përgatitor për zgjedhjet e 23 qershorit, pasi ekziston kuorumi i nevojëshëm prej 4 anëtarësh.
Ndërkohë, janë vënë në lëvizje të gjitha hallkat proceduriale dhe ligjore për zëvendësimin e dy anëtarëve të dorëhequr, të propozura nga PS. KQZ ka njofuar Kuvendin për plotësimin e vendeve vakante dhe në bazë të përcaktimeve në Kodin Zgjedhor. Në nenin 19 të tij, thuhet se “në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe, gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi, jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›