Berisha Te rinjte e problemet e tyre ceshtja me kryesore e axhendes
Kryeministri Berisha udhëtoi drejt Beratit për të dëgjuar nga afër të rinjtë e këtij qyteti, idetë, problemet e tyre.
“Jam këtu për të dëgjuar ju. Për ne në mënyrë më të vendosur, të rinjtë e problemet e tyre, janë çështja më kryesore e axhendës tonë. Ju duhet një jetë cilësore më e mirë. Mos pranoni në asnjë mënyrë tja u shajnë vendin duan. Gjeneratat para jush kanë në memorie një Shqipëria vështirësi të pranueshme, ku varfëria ishte e shkallës së paimagjinueshme sot, kanë në memorie një sistem që i skllavëroi njerëzit, punon 12 orë dhe merrnin 30 lekë, që e rrënoi vendin më shumë se çdo vend tjetër, një sistem që sapo u hap detyroi të ikin për kafshatën e gojës. Ju keni Shqipëri tjetër, jeni vendi anëtar NATO, që në 21 vite është pritur 11 herë dhe kjo ju bën krenar si asnjë vend tjetër. Rritja falë vullnetit të hekurt dhe të djersës që kanë hedhur shqiptarët”, vuri në dukje Berisha.
Në gjykimin e kreut të mazhorancës një komb nuk ka asgjë më serioze se arsimi. Për këtë arsye, qeveria do të bëjë gjithçka që të ketë një sistem serioz arsimi, nëse do një të ardhme të artë. “Pjesëmarrja e sektorit privat në arsim, është jashtëzakonisht e dobishme dhe e domosdoshme. Arsimi privat është përballur me disa koncepte shumë të gabuara. Në 1997 dolëm në opozitë. Mendova se këto do ndihmonin fshatin. Bënë gjithçka por vetëm fshatin jo. Kur marr vesh se ata mendonin se fshati është privat. Një pjesë e burokratëve mendojnë se nuk kemi punë me arsimin se është privat. Ata që kanë shkollat më të mira, sepse kanë angazhuar sektorin privat. Sot arsimi privat ka më shumë studentë seç kishim në vitin 2000. Ne hoqëm TVSH, një masë lehtësuese. Këto ditë do votohet ligji tokë për shkollë. Do u japim sipërmarrësve privat truallin që ata të ndërtojnë. Ky ligj përdoret në SHBA, do përdoret edhe në Shqipëri. Do jetë edhe për spitalet dhe qendrat për të moshuarit”, argumentoi Berisha. Njëkohësisht, ndalur në projektin qeverisës për mandatin e ardhshëm, shefi i ekzekutivit sqaroi se gjatë viteve që vijnë do të vendoset mekanizmi financiar, për ndjekje të universiteteve. “Financimi do jetë një sistem kreditimi për studentët dhe në këtë rast do të thoni se ju do të përballoni pagesat, pa ngarkuar familjet tuaja. Kështu bëjmë që paraja ndjek studentin, ndjek cilësinë. Jam i bindur se pjesëmarrja e sektorit privat përbën një zhvillim historik për arsimin e do ketë ndikim të madh në cilësi”, u shpreh Kryeministri.
Studentët ishin të interesuar mbi programin dhe projektet e PD-së për 4 vitet e ardhshme. Shefi i mazhorancës theksoi se infrastruktura, ndihma për zonat rurale, zhvillimi i turizmit do të jenë ndër objektivat më madhore të qeverisë.
Punësimi i të rinjve “Një nga format që do llogarisim punësimin e të rinjve, do jetë edhe sistemi i mikrokredive. Ne kemi hequr çdo tarifë për punësimin e të rinjve. Synojmë që të punojmë në një system mikrokrediti. Kemi nisur me sistemin Mohamed Jurus, që është sistem pa kolateral. Kërkon që i riu të bëj projekte e të ketë siguri që do t’ia dalë. Do paguajmë ne sigurimet të studentëve të punësuar”, garantoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, tashmë mundësitë janë dy herë më të mëdha se studentët e padiplomuar, sikundër rrogat e të diplomuarve në universitet janë 80% më të mëdha se të padiplomuarit. “Punësim në sektorin publik dhe privat. Për sektorin privat nuk ka asnjë lloj vështirësie. Sektori publik është shumë pak punësues. Ne e kemi filozofike. Ne kemi një nga 10 administratat më të vogla në botë, vetëm e vetëm për të mos qenë barrë e madhe mbi sektorin privat. Në vendet përreth, një nga faktorët më negativë peshën e tmerrshme mbi sektorin privat. Edhe ajo përqindje që do të punësohet do të bazohet mbi bazën e reating-ut në universitete publik apo privat”, deklaroi kreu i qeverisë, lidhur me një çështje të tillë.
Marrja e statusit të vendit kandidat në BE dhe përfitimet Por, mundësitë për të rinjtë, për shkollim në vendet anëtare të BE-së, si dhe zhvillim të vendit do të jenë shumë më të mëdha pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Status të cilin, Berisha tha se opozita e bllokoi qëllimisht. “Përfitimet janë shumë të mëdha. Të rinjtë do kenë mundësi të aplikojnë me kushte më shumë të favorshme në universitet të vendeve anëtare të BE, do kenë hapësira shumë të mëdha studimi e punësimi. Statusi i vendit kandidat është pasaportë e re që rrit shumë besimin tek Shqipëria, që do të thotë se investitorët do investojnë me siguri shumë më të madhe. Fermerët do të mund të përfitonin shuma të mëdha në subvencione nga BE. Nëse ne themi se ne do të trefishojmë grandet, grandet e KE do të ishin së paku 3 herë më të mëdha se 3-fishimi ynë”, u shpreh Berisha. Në këtë kontekst, kreu i mazhorancës risolli në kujtesë situatën që kushtëzoi marrjen e statusit të vendit kandidat. “Për shkak të reformave, KE vendosi të sugjerojë Shqipërinë për vend anëtar, por la 3 ligjet që janë në parlament, që nuk cenojnë interesin e asnjë partie, por që janë në interesin e qytetarëve. Rama me një vendim absurd iu mbush mendja se do i jepte kredibilitet qeverisë. Absolutisht jo. Qëllimi ishte të bënim edhe opozitën aksionere në procesin e statusit. Këtë e përdori për t’i bllokuar tre ligjet. Nuk e ka bërë asnjë në historinë e Europës. Bëjmë një figurë shumë të keqe. Si ka mundësi të ngrihemi kundër interesave tona. Tregon se nxjerrim interesat personale e partiake mbi ato shoqërore. Këto zgjedhje do i japin përgjigje përfundimtare dhe garantoj se Shqipëria shumë shpejt do marrë statusin e vendit kandidat”, deklaroi Berisha.