E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vakumi ne KQZ reagojne ambasadoret Sequi e Volfart

Për të forcuar apelin drejtuar klasës politike shqiptare, Etore Sekui kujtoi mesazhin e Baroneshës Ketrin Ashton. Ambasadori i Komisionit Europian, tha për mediat se për Brukselin, thelbësore janë zgjedhjet e lira e të ndershme.
 “Në mesazhin që Baronesha Ashton dha është rëndësia e pavarësisë së institucioneve dhe ndërtimi i besimit tek votuesit. Sipas pikëpamjes sonë për këtë kanë nevojë shqiptarët, për një proces që bazohet tek besimi, konfidenca dhe standardet. Për Bashkimin Europian është thelbësore që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve evropiane. Është me rëndësi themelore për BE pasi ky do të jetë një test për një funksionim sa më të mirë të institucionet demokratike”, u shpreh Sequi. 
Pas vakumit krijuar në KQZ, reagoi edhe kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart. Sipas tij, do të ishte e preferueshme që KQZ të funksionojë me 7 anëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›