E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami takon te perndjekurit politik

Arben Imami takon në ambientet e Kinema Millenium në Elbasan, ish të përndjekurit politik. Takimi është zhvilluar në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës për këtë Qark.  

Imami i vlerësoi për mbështetjen për partinë demokratike që nga themelimi i saj, si njerëz me përgjegjësi në momente shumë të vështira për këtë vend. 

Sipas Imamit gjatë këtyre 8 viteve, asnjëherë nuk është shumë dhe asnjë nuk mund të thotë që i kemi zgjidhur të gjitha problemet. 

Por që ky vend të përparojë, të integrohet, të zhvillohet e të jetë një vend europian kërkon akoma punë.

“Partia Socialiste u përpoq të shfrytëzojë fatkeqësinë e një grupi të të përndjekurve nëpërmjet atyre u përpoqën me grevën e urisë dhe evenimente të tjera, të krijonin idenë që Edi Rama i del zot këtij grupi dhe interesave të tyre”- tha Imami

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›