E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillimet politike, Rama takim me trojkën e ambasadorëve

TIRANË- Selisë së PS-së i është drejtuar mesditën e sotme trojka e ambasadorëve e akredituar në Tiranë.  I pari në takim ka mbërritur ambasadori i BE, Ettore Sequi. 

Në takim me Ramën në selinë rozë është edhe ambasadori grek dhe ai polak. Takimi i kreut të PS me ambasadorët pas zhvillimeve të fundit.

PS mbledhje grupi, para seancës plenare të Kuvendit
Grupi parlamentar i PS-së në mbledhjen e sotme ndërmori vendime të rëndësishme ne lidhje me aksionin politik që ka ndërmarrë në bashkëpunim me aleatin më të ri LSI.

Partia Socialiste, një orë para fillimit të seancës së sotme parlamentare, ka mbledhur grupin e saj parlamentar, nga ku pritet të dalë me një vendim mbi kandidaturat për vendet e mbetura vakant në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të Denar Bibës dhe Albana Shtyllës. Sipas Kodit Zgjedhor, emrat e këtyre kandidatëve duhet të propozohen dhe miratohen brënda 48 orëve nga dorëheqja e tyre

Kuvendi i Shqipërisë pritet të shoqërohet me debate dhe replika të ashpra pas lëvizjeve politike dhe aksionit më të fundit politik që ka ndërmarrë koalicioni i sapoformuar PS-LSI për bashkimin e votave në cdo Këshill Bashkiak.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›