E Hënë, 2 Nëntor 2026

21 janari, Qose: Edhe kosovarët janë vrarë, por nga serbë dhe jo shqiptarë

TIRANË- Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, prezantoi sot në Tiranë librin me titull 'Kosova dhe Shqipëria si janë dhe si do duhet të jenë’. Qose gjatë fjalës së tij nënvizoi se librin e nisi më 21 Janar të viti 2011, ku në Shqipëri ndodhi protesta e opozitës ku mbetën të vrarë 4 persona. Akademiku Qose theksoi se nuk mendonte se do të ndodhte një akt i tillë këtu : “Janë vrarë në Kosovë, por nga serbët e Jugosllavisë”. 

Qosja, tha se libri është nxitje nga një situatë tragjike teksa shtoi se “Shqipëria e Kosova nuk janë ashtu si shqiptaret do donin të ishin”.

I pranishëm ishte edhe kreu i PS-së Edi Rama, duke u shprehur si politikan i kritikuar nga Qose, vlerësoi se influenca e akademikut për të është e plotë.

Në një intervistë për gazetaren e Gazeta Shqiptare Fatmira Nikolli, theksoi se ‘Koalicioni PS-LSI, është një e padëshiruar e nevojshme”. Teksa vuri në peshore partitë dhe drejtuesit e tyre, profesori i hodhi fajin Edi Ramës dhe Fatos Nanos për përçarjen e së majtës, ndërsa sa i takon Ilir Metës, deklaron se ai gaboi që bashkëpunoi me Berishën, sepse kështu u bë bashkëpjesëmarrës në të gjitha të këqijat që prodhoi dhe në krimet që shkaktoi pushteti i drejtuar prej kryeministrit. Nga ana tjetër, akademiku gjykon se ky koalicion do i zvogëlojë mundësitë e dhunëtarit, shpërdoruesit, blerësit dhe falsifikuesit të zgjedhjeve për të ripërsëritur më 23 qershor atë që ndodhi në vitet, 2005, 2009 e 2011. Duke e vetëtitulluar këtë bisedë “Mendime e veprime pa higjienë”, prof.Qosja e vë theksin tek ideja se Shqipëria do shpëtuar prej fatkeqësisë që po i qëndron në shpinë e në shpirt për shkak të Sali Berishës e Jozefina Topallit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›