E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngujohen hartuesit e tezës së maturës, provimi në 1 qershor

Ngujohen hartuesit e tezës së provimit të gjuhë-letërsisë në ambjentet e Agjensisë së Vlerësimit të Arritjeve. I pranishëm në momentin e ngujimit, zv.ministri i Arsimit Halit Shamata u shpreh se hartuesit do të largohen nga ambjentet ku do të qëndrojnë 7 ditë vetëm pasi të ketë filluar provimi në datën 1 qershor.
 

Ndërkohë që përgjegjësi i sektorit të monitorimit dhe vlerësimit të vlerave dhe cilësive Ndricim Mehmeti, në një prononcim në Ministrine e Arsimit i kerkoi shkollave që të ofrojnë të gjithë asistencën ndaj maturantëve.
 

Sipas Mehmetit testi i letërsisë do të permbajë pyetje vetëm brenda programit dhe do të jetë një test mesatar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›