E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo: Nuk do ta harroj Milanin

Nënshkrimi i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka falënderuar Milanin për 10 vitet e fundit të kaluara atje.

32-vjeçari dje nënshkroi kontratë trevjeçare me ish-kampionët e Italisë duke arritur si transferim i lirë, pasi vendosi të mos rinovojë marrëveshjen me Milanin.

Pirlo iu bashkua Milanit nga Interi në vitin 2001 dhe gjatë kohës së tij me kuqezinjtë ka fituar Serie A dhe Ligën e Kampionëve dy herë.

“Kam kaluar dhjetë vite të shkëlqyeshme këtu, ka qenë një aventurë fantastike me Milanin. Dua ta falënderoj secilin, përfshirë klubin dhe tifozët. Është e pamundshme t`i harrosh 10 vite si ato që i kam kaluar unë atje”, ka thënë Pirlo.

Kontrata e Pirlos me Milanin skadon këtë verë dhe marrëveshja e tij me Juventusin do të fillojë nga 1 korriku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›