E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhic refuzon të përgjigjet për akuzat

Hagë-Ish-shefi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç ka refuzuar sot të përgjigjet para trupit gjykues të pranontë ose jo fajësinë për krimet e bëra gjatë periudhës s ëish-Jugosllavisë. “Nuk do të shprehem fare fajtor ose jo (...) kjo gjykatë nuk ka të drejtë për të më gjykuar", deklaroi Radovan Karaxhiç, 63 vjeç, që po mbrohet vetë.

Kjo ishte dalja për herë të shtatë përpara TPI-së, që pas arrestimit të tij në korrik 2008 në Beograd, pas një arratie prej 13 vitesh. Ai akuzohet për gjenocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995) që shkaktoi 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të shpërngulur. Karaxhiç duhej të shprehej mbi versionin e ri të aktakuzës ndaj tij, e rifreskuar në funksion të proceseve dhe evoluimit të jurisprudencës dhe e depozituar nga prokurori në shkurt.

Aktakuza e re përmban dy akuza për gjenocid, që kanë lidhje me masakrën e 8 000 myslimanëve në Srebrenicë (lindje e Bosnjës) në korrik 1995 dhe për krime të kryera në Bosnjë në 1992, si dhe nëntë aktakuza për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit.Aty nënvizohet se Radovan Karaxhiç, i konsideruar nga akuza si "truri" i luftës së Bosnjës, ishte "autoriteti më i lartë civil dhe ushtarak i Republikës së Serbëve të Bosnjës nga 1992-1996.

Në aktakuzë detajohen persekutimet, shfarosjet, vrasjet, internimet, aktet çnjerëzore, përdhunimet apo marrjen peng të kryera në 27 komuna boshnjake. Radovan Karaxhiç rrezikon dënim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›