Aktivitetet mendore pakësojnë rrezikun prej sëmundjeve të trurit
Një studim i ri tregon se njerëzit që gjatë jetës së tyre kanë kryer veprimtari stimuluese të trurit kanë nivele më të ulëta të proteinave të depozituara në tru, të cilat lidhen me sëmundjen e Alcajmerit. Zbulimet e reja mbështesin kërkime të mëparshme që sugjeronin se leximi, shkrimi dhe lojrat mund të ulnin rrezikun prej sëmundjes mendore.
Shkencëtarët punuan me një grup vullnetarësh mbi 65 vjeç, të cilët nuk shfaqnin simptoma të sëmundjes së Alcajmerit.
Ata u pyetën se sa shpesh gjatë jetës së tyre kryenin veprimtari stimuluese të trurit. Ata gjithashtu iu nënshtruan një skanimi të trurit, i cili mund të identifikojë beta-amiloidet e depozituara. Ato depozita gjenden në trurin e njerëzve që kanë Alcajmerin.
Shkencëtarja e Universitetit të Kalifornisë në Berkeley Susan Landau thotë se studimi tregoi një lidhje midis sasisë të këtyre depozitave dhe aktiviteteve stimuluese të trurit të kryera gjatë jetës.
“Njerëzit që kishin qenë më tepër aktivë nga ana mendore gjatë jetës së tyre kishin sasitë më të pakta të amiloideve në trurin e tyre. Pra, bazuar mbi këtë lidhje midis veprimtarive mendore të shpeshta dhe sasive të ulëta të amiloideve, ne mendojmë se këta njerëz do të jenë më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alcajmerit.”
Mosha e madhe dhe diagnostikimi i sëmundjes në pjesëtarë të tjerë të familjes konsiderohen si elementë që ndikojnë në rritjen e rrezikshmërisë, por këto faktorë janë jashtë kontrollit të individit. Dhe nëse truri i personit nuk ka qenë shumë aktiv deri në atë moment, Landau thotë se nuk është tepër vonë për të rritur aktivitetin mendor.
“Jo, absolutisht jo. Unë mendoj se stimulimi mendor është i dobishëm në çdo moshë. Por ajo që studimi ynë tregon është se sa më shumë aktiv nga ana mendore të ketë qenë një person gjatë jetës së vet, aq më mirë është”.
Studimi i shkencëtares Susan Landau është botuar në internet në faqen elektronike "Archives of Neurology" (Arkivat e Neurologjisë), të Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.
(ar.si/balkanWeb)