"Henri VI", trilogjia shekspiriane, premiere ne Teatrin Kombetar
Fundi i prillit ne Teatrin Kombetar do te finalizohet me premieren e pjeses se dyte te trilogjise "Henri VI" te Shekspirit, e cila ne maj do te rrugetoje drejt Londres. Ne rolet kryesore interpretojne aktoret Ndricim Xhepa ne rolin e Kardinalit, figura e Xhek Kejdit rebel luhet nga Bujar Asqeriu, dukesha nga Yllka Mujo, Bakingami nga Ahmet Pasha. Kastit te aktoreve i shtohen edhe emra te tille si Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli dhe Gjergj Mena. Sipas regjisorit Adonis Filipi, problematika universale e drames perputhet mjaft mire sidomos me sfondin historik te Ballkanit. "Ku korrupsioni, konspiracioni te prekshem ne vepren e Shekspirit pese shekuj me pare, e cojne vendin drejt kaosit dhe rebelimit popullor. Vepra do te jete ne nje fryme ndermjet klasikes dhe modernes". Kostumografia e drames kete here i eshte besuar Anila Zajmit, skenografia Genc Shkodranit dhe muzika Fatos Qerimajt, i cili do te interpretoje "live" ne skene dhe do te jete personazh i vepres. Ne maj, Teatri Kombetar Shqiptar do te debutoje ne "Globus Theater", ne Londer, ne Festivalin Boteror te Shekspirit, ne kuader te Lojerave Olimpike 2012, perkrah 37 trupave artistike nga 37 vende te botes, te cilat do te interpretojne ne gjuhet kombetare te gjithe kolonen e veprave te dramaturgut te famshem. "Henri VI" eshte cilesuar nga media boterore si "Trilogjia ballkanike" per kontekstin e vepres ndaj i eshte besuar nga "Globus Theater" 3 trupave ballkanike. Teatri Kombetar i Beogradit, me regji te Nikita Mihajllovic, do te interpretoje ne serbisht pjesen e pare, Teatri Kombetar i Tiranes me regjisor Adonis Filipin interpreton pjesen e dyte, ndersa Teatri Kombetar i Manastirit me regjisor amerikan John Blondell, do te interpretoje ne maqedonisht pjesen e trete. Shfaqja do te vije premiere me date 27, 28, 29 prill.