Gjirokaster, muze kushtuar armeve dhe objekteve historike
Ne kuader te Jubileut, instancat ne qytetin e Gjirokastres prej disa kohesh jane vene ne pune per te risjelle nje muze te ri me objekte historike te rralla. Keshtu qe, Qendra e Artizanatit te Gjirokastres po punon per te risjelle ne gjendjen e meparshme arme dhe kostume popullore nga zonat e ketij qyteti. Gjashte restaurues te huaj ne bashkepunim me specialiste vendas, prej disa ditesh po kryejne konservimin dhe restaurimin e kostumeve popullore dhe armeve te zbukuruara, te cilat do te vendosen ne muzeun e ri qe do hapet se shpejti ne Kalane e qytetit. Organizatoret vune ne dukje se objektet e restauruara do t'i japin nje vlere historike muzeut qe pritet te perurohet ne muajt e ardhshem ne kuadrin e 100-vjetorit te Pavaresise Kombetare. Por, sipas organizatoreve, muzeu do te permbaje objekte arkeologjike qe datojne qe ne lashtesi, arme te periudhes se para Pavaresise Kombetare dhe veshje popullore te krahinave te ndryshme qe flasin per historine e lugines se lumit Drino dhe pasurine e jashtezakonshme te trashegimise kulturore qe ka qyteti antik i Gjirokastres.