E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gelbard: Akuzat duhet të hetohen

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Robert Gelbard, ka deklaruar se akuzat e rënda të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ndaj kryeministrit Thaçi dhe ndaj UCK-së, duhet të hetohen.

Ai i ka cilësuar këto akuza si mjaft serioze dhe sipas tij nuk duhet të anashkalohen. Gelbard gjithashtu ka shprehur mirënjohje për Serbinë dhe Kosovën për gadishmërinë që kanë treguar ndaj dialogut dhe çështjeve praktike që duhen zgjidhur.
 

Ai theksoi se akuzat e bëra ndaj kryeministrit Thaçi nuk do të kenë asnjë ndikim në çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›