E Diel, 1 Nëntor 2026

Liban: U gjet i vdekur njëri nga militantët e kërkuar

Njëri nga militantët më të kërkuar të Libanit, është gjetur i vdekur në një kamp palestinez të refugjatëve, pasi ishte subjekt i një vrasjeje në stil të ekzekutimit, kanë thënë zyrtarë libanezë dhe palestinezë.

Ghandi Sahmarani, i njohur edhe si Abu Ramirez Sahmarani, ishte gjetur me duar të lidhura dhe sy të mbyllur, në kampin Ein-el-Hilweh, afër qytetit jugor Sidon.

Ai ishte lider i grupit Jund al-Sham, që ndjek ideologjinë e al-Kaidës.

Ky grup ishte përleshur në të kaluarën me anëtarët e grupit Fatah, të presidentit të Autoritetetit palestinez, Mahmoud Abbas.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›