Plagosja e kryekomunarit, pezullohet drejtori i burgut dhe rojet

“Ministri i Drejtësisë , Eduard Halimi, ka urdhëruar sot pezullimin nga detyra të Drejtorit të Burgut të Lezhës, Valentin Miri si dhe pezullimin nga detyra të gjithë ekipit të sigurisë së burgut duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse”, thekson Ministria e Drejtësisë.
Ish-kreu i Komunës Rrethina, u godit me kaçavidë një ditë më parë në qelitë paraburgimit nga i burgosurit, Xheladin Kruja 33-vjeç, i dënuar për vrasje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një zënke të vjetër midis tyre. Muaj është arrestuar pasi është dënuar me 20 vite burg nga një Gjykatë në Milano të Italisë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /Start/
2012-06-05 12:01