Miliardieri australian do të ndërtojë “Titanik II”

Miliardieri i minierave tha për medien australiane që ndërtimi i superanijes do të fillojë në fund të vitit të ardhshëm, teksa parashikohet në jetë gati për lundrim në vitin 2016. Ai shtoi se plani është që anija të jetë sa më e ngjashme të jetë e mundur me “Titanik”-un origjinal në dizajnim dhe specifika të tjera, por me teknologji moderne.
Palmer tha për medien australiane se ai kishte nënshkruar një memorandum me kantjerin “CSC Jinling Shipyard” për të ndërtuar anijen. “Ajo do të jetë po aq luksoze sa titaniku origjinal por sigurisht do të ketë teknologjinë më të avancuar të shekullit XXI dhe versionet më të fundit të navigimit dhe sigurisë”, tha ai në një komunikatë.
Ky lajmërim vjen vetëm pak javë pas mbushjes së një shekulli që prej mbytjes së “Titanik”-ut fatkeq. Anija më e madhe dhe më luksoze e asaj kohe goditi një ajsberg teksa udhëtonte nga Southamptoni për në Nju Jork. Ajo u fundos me 15 prill 1912, duke lënë më shumë se 1 500 të vdekur.
Pyetjes se nëse edhe kopja e Titanikut të vjetër do të fundosej, Palmer iu përgjigj duke thënë se “Sigurisht që do të fundoset nëse i bëni ndonjë vrimë”. Superanija e re planifikohet të udhëtojë nga Londra për në Nju Jork në fund të vitit 2016, nëse gjërat shkojnë mirë.
“Kjo anije do të dizajnohet në mënyrë që të mos fundose”, shtoi ai, por sigurisht, nëse je supersticioz siç edhe je, nuk mund ta dish ç’mund të ndodhë”. Kostoja e kësaj anijeje nuk dihet.
/Start/F. Prroni/
2012-04-30 09:01