E Diel, 1 Nëntor 2026

Sudani shpall gjendje të jashtëzakonshme në kufi

Një dekret, që u bë publik nga media shtetërore, sqaron se gjithashtu do të krijohen “gjykatat e veçanta” për të gjykuar të dyshuarit për terrorizëm dhe që kanë bërë shkelje doganore.

Ky veprim, së bashku me arrestimin e tre të huajve dhe një sudanezi jugor në një zonë të kontestuar kufitare, paraqet shenjat e tensioneve përgjatë kufirit, ku kanë shpërthyer përleshje në javët e fundit.

Dhuna i ka sjellë dy vendet, që kanë mosmarrëveshje mbi demarkacionin e kufirit dhe ndarjen e të ardhurave të naftës, në prag të luftës.

Sudani Jugor e fitoi pavarësinë vitin e kaluar si pjesë e një marrëveshjeje paqeje që i dha fund një luftë të gjatë të përgjakshme civile.
/Start/

                                                                                             2012-04-29 19:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›