Nigeri, presidentitërheq ekipin kombëtar
ABUJA- Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan ka tërhequr kombëtaren nga kompeticionet ndërkombëtare për dy vitet e ardhshme, pas figurës jo të mirë në Kupën e Botës. Këshilltari special i presidentit bëri të ditur se vendimi është marrë për të riorganizuar ekipin kombëtar gjatë këtyre dy viteve, duke parë se në Botërorin e Afrikës së Jugut paraqitja e saj ishte e dobët. Nigeria u eliminua që në fazën në grupe, pas humbjeve me Argjentinën e Greqinë dhe barazimit me Korenë e Jugut.
Vendimi i presidentit ka qenë një tronditje për të gjithë futbollistët e këtij vendi, teksa Nigeria është një nga kombëtaret më të mira të kontinentit afrikan. Shumë nga lojtarët janë shprehur të dëshpëruar me këtë vendim të kreut të shtetit, një praktikë kjo që rrallëherë është parë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)