E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plot 750 milionë dollarë për një divorc!

UASHINGTON- Bashkëshortja më e tradhëtuar e globit, ajo e asit të golfit Tiger Woods ka arritur t'i marrë kampionit amerikan një shifër rekord prej 750 milionë dollarësh. Kjo shumë marramendëse është në marrëveshjen e divorcit mes Elin Nordegrenit dhe Woodsit.

Me këtë shumë parash, Elin duhet të ngushëllohet për tradhëtitë e panumërta që i kishte bërë bashkëshorti i saj, të cilin e adhuronte.

Në marrëveshjen e divorcit, që do të ratifikohet javën e ardhshme, parashikohet që fëmijët e çiftit, Sam dhe Charlie të mos e takojnë të atin kur ky ndodhet në shoqërinë e një gruaje tjetër, përvec rastit nëse Tiger Woods vendos të martohet sërish.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›