E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, protestëpara fabrikës sëpasurimit të bakrit

PUKë- Banorët e Pukës kanë protestuar mesditën e sotme pranë fabrikës së pasurimit të bakrit. Protesta e tyre bëhet për shkak të ndotjes së fabrikës.
Banorët nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve të kompanisë, duke i bllokuar ato.

Mësohet se protesta e tyre ka qënë e qetë, ndërsa deklarojnë se duhet të merren masa pasi, ndotja nga fabrika “dëmton shëndetin e fëmijëve të tyre”.

Një tjetër kërkesë e këtyre banorëve, që jetojnë në lagjen afër fabrikës, është kërkesa për hapjen e vendeve të reja të punës.

Edhe policia e pranishme në vendngjarje ka deklaruar se protesta e banorëve ka qënë e qetë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›