Nigeria bën harakiri, Greqia kthehet në lojë
Pas pak më shumë se 15 minuta, gjithçka dukej e mbaruar. Nigeria xhironte topin, Greqia vëzhgonte. Për më shumë. Nigeria shënonte, me Uçen nga goditja standarde, Greqia dëshpërohej. Sepse një humbje do e nxirrte matematikisht janë Botërorit. Por disa ndeshje në Afrikën e Jugut do të kenë një histori të tyre personale. Ndodh që Kaita, rreth minutës së 30, çmendet, i fut një shkelm Torosidisit para syve të gjyqtarit dhe del me karton të kuq. Ndodh që Haruna në fillim shpëton një gol në vijën fatale dhe pastaj është vendimtar në devijimin e gjuajtjes së Salpingidis, që vlen për barazimin. Ndodh akoma që Enyeama, pasi ka demonstruar pritje të të gjitha llojeve (poza kaq perfekte sa të të duken false) nuk ndalon një top shumë të lehtë dhe pëson golin e rezultatit përfundimtar 2-1. Pjesa e parë nis lehtë, me të dyja skuadrat që studiojnë, dhe janë të kujdesshme. Guxojnë por jo shumë. Më shumë Nigeria sesa Greqia. Dhe në minutën e 16 vjen avantazhi: Uçe, nga një pozicion në të djathtë, ekzekuton një goditje dënimi, një palonetë e fortë që kalon gjithë zonën. Askush s’e prek dhe përfundon në rrjetë. Duken thjesht një ndeshje për t’u kontrolluar. Djemtë e Lagerbak mbyllen në mbrojtje, Greqia provon. Por dalja me të kuqe e Kaitas u pret krahët afrikanëve. Rehagel përforcon sulmin me Samaras dhe aty nis përmbysja greke. Shumë raste të humbura, por mbrojtja nigeriane dhe pritjet e Enyeamas, nuk mjaftojnë deri në fund të pjesës së parë. Në të 44-ën, Salpingidis gjuan, Haruna devijon dhe kështu Greqia gjen golin e barazimit. Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para, me Greqinë që bombardon portën e Enyeamas, duke përfituar edhe nga fakti se kundërshtar ka një lojtar më pak në fushë. Por situata mbetet e ekuilibruar falë pritjeve të bukura të portierit. Rastet nuk mungojnë: në 59-ën Gekas humbte një gol të sigurt; pastaj nis kundërsulmin skuadra e Lagerbak, Yakubu gjuan, Tsorvas pret. Më pas Obasi nuk realizon në një rast ideal. Enyeama shkëlqen sërish në një gjuajtje me kokë të Samaras në të 23-ën, por 3 minuta më vonë, vjen gabimi i pafalshëm: gjuajtje tokazi nga distanca e Tziolis, portieri nuk e ndal dot dhe Torosidis shënon golin e fitores 2-1. Greqia merr kështu fitoren e saj të parë, historike, në një botëror, ngjitet në kuotën e 3 pikëve dhe më 22 do të ndeshjet me Argjentinën. Nigerisë, së ndalur te 0 pikët, i duhet një fitore e thellë ndaj Koresë së Jugut dhe një gjysmë mrekullie.
#