E Diel, 1 Nëntor 2026

Prognoza e ndeshjes Gjermani- Serbi

Gjermania e Serbia vijnë në këtë duel, pas dy tablove krejt të kundërta që dhanë në ndeshjet e para. Falë 3 pikëve që ka më shumë se serbët, skuadrës së Loew mund t'i mjaftonte edhe një barazim, përderisa do presin direkt Ganën (aktualisht po 3 pikë) në ndeshjen e fundit të grupit dhe mund t'I lajnë aty llogaritë për vendin e parë. Nga ana tjetër, skuadra e Antik do të kthehej në garë për kualifikim vetëm me një fitore.

Dëmtime e pezullime
Gjermania: Aspak i prirur nuk duket trajneri Loew për të bërë ndryshime nga ajo skuadër që gjunjëzoi Australinë në ndeshjen e parë. Sulmuesi që duhet ta nisë nga stoli, Kakau duhet të bëjë kujdes për të mos marrë karton të verdhe, pasi do të pezullohej përderisa e ka një të tillë. Formacioni I mundshëm (4-2-3-1): Neuer, Lahm, Mertesacker, Friedrich, Badstuber; Schëeinsteiger, Khedira; Mueller, Ozil, Podolski; Klose
Serbia: I skualifikuar është mbrojtësi Lukoviç, i cili doli me karton të kuq ndaj Ganës. Zëvendësuesi I tij do të jetë Neven Subotic. Kuzmanoviç duhet të luajë në vend të Milijas në qendër të mesfushës, ndërsa Danko Lazoviç mund të preferohet ndaj Pantelic, ose Zigic në sulm. Formacioni I mundshëm (4-4-2): Stojkovic, Ivanovic, Vidic, Subotic, Kolarov; Krasic, Stankovic, Kuzmanovic, Jovanovic; Zigic, Lazovic

Sfidat direkte në Botëror
Gjermania dhe Serbia s'e janë përballuar kurrë me njëra-tjetrën në Botëror, por përfaqësueset e tyre të mëparshme, Gjermania Perëndimore dhe Jugosllavia kanë një histoi të gjatë në evenimentin e FIFA. Dy vendet janë ndeshur gjashtë herë nga 1954 deri 1998, me gjermano-perëndimorët që kanë 4 fitore. Suksesi i veëm jugosllav erdhi në çerekfinalen e 1962 në Kili.
6 ndeshje të luajtura; 4 fitore të Gjermanisë Perëndimore, 1 barazim, 1 fitore e Jugosllavisë; Golaverazhi: 11-4 për gjermanët; Ndeshja e fundit: Këto dy përfaqëuese janë ndeshur në Francë 1998, ku fiksuan një barazim 2-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›