Nigeria feston 50 vjetorin e pavaresise
Banoret e Nigerise vendi me i populluar i Afrikes kane nisur festimet per te shenuar 50 vjetorin e shpalljes se pavaresise nga Britania e Madhe.
01/Fishekzjarre te shumta jane vendosur ne rruget e kryeqytetit Abuja nderkohe qe parakalime do te mbahen me vone edhe ne qytete te tjera.
Korrespondentet e mediave nderkombetare thone se pervjetori ka nxitur debate te ashpra mbi gjendjen e kombit.
Nigeria eshte prodhuesi me i madh i naftes ne Afrike por shumica e popullsise se saj jetojne ne varferi.
Mbi 200 grupe te ndryshme etnike bashkejetojne ne nje koalicion te tendosur dhe shenjat e grushteve te shtetit dhe luftes civile jane ende te dukshme.
Nje ish-lider ushtarak Yakubu Gowon ka deklaruar se pavaresisht gabimeve dhe problemet e brendshme Nigerlia po ecen perpara.