E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskursionistja amerikane takon Obama-n

Ekskursionistja amerikane e liruar pas nje viti burgim ne Iran eshte takuar me presidentin amerikan Barack Obama ne Uashington.

Sarah Shourd dhe prinderit e dy amerikaneve qe vazhdojne te mbahen te burgosur ne Iran u priten personalisht nga presidenti.

Zoti Obama theksoi se do te beje cdo gje qe eshte e mundur per te siguruar lirimin e Shane Bauer dhe Josh Fattal bejne te ditur burime nga Shtepia e Bardhe.

Shourd javen e kaluar u takua me presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad ne seline e OKB-se ku kerkoi lirine e dy shokeve te saj.

Selia presidenciale ne Uashington vleresoi familjet e Bauer dhe Fattal per kurajon e tyre duke u shprehur

Ne shpresojme se Irani do te tregoje meshire dhe do te beje gjene e duhur duke siguruar kthimin ne shtepi te Shane Josh dhe te gjithe amerikaneve te mbajtur ne Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›