Nihat: ndeshja kundër Valencias vlen gjashtë pikë
Sulmuesi i Villarrealit, Nihat Kahveci, beson se nëse skuadra e tij fiton të shtunën në Mestalla kundër Valencias do të fitojë më shumë se tre pikë.
Nëndetësja e Verdhe ka pësuar tri ndeshje radhazi në La Liga, me ç'rast ka rënë në pozitën e shtatë në tabelë dhe kjo nuk u pëlqen aspak lojtarëve dhe drejtuesve të klubit. "Kjo ndeshje vlen më shumë se tre pikë. Për mua vlen gjashtë pikë. Valencia është në pozitën e dytë në tabelë dhe ne duhet t'i mposhtim ata nëse dëshirojmë që të mos largohemi më shumë nga kreu i tabelës". "Duhet t'u rikthehemi fitoreve sa më shpejt që është e mundur. Ndeshja në Mestalla është momenti më i mirë për ta bërë këtë duke pasur parasysh se ky është një derbi", ka thënë sulmuesi turk.