Kthimi në Rio Grande
1.
Dy djem ecin prapa meje në një rrugë qendrore të Prishtinës. Flasin për Vojvodinë, Serbi.
- Jon do shkurre, bukur të nalta e kah bie terri nuk u bie drita. Osht njoni që e di rrugën dhe kur na jep shej na dalim vrap, e kalojmë, deri te barka, mandej lumit. Shkijet nuk këqyrin, e saora jemi në Maxharri (Hungari).
Një tregim të njëjtë më patën rrëfyer disa meksikanë, para tridhjetë vjetësh. Për të dalë në Amerikë duhej kaluar Rio Grande, nga pjesa meksikane. Edhe aty do të gjendeshin ca kallame, të mjaftueshme për t‘u fshehur prej patrullës së parë. Me t‘u dhënë shenja, do kalonin me të shpejtë lumin deri në anën amerikane. Në anën tjetër do t‘u priste krejt ajo çka nuk kishin lënë prapa: një vend pune, një perspektivë, një ndjenjë e sigurisë në pasigurinë e ilegalitetit, siguria e dollarit të fituar karshi pasigurisë së barkut të uritur të lënë prapa.
Atëbotë, para tridhjetë vjetësh, kur meksikanët iknin përtej lumit pa dokumente, kosovarët hynin në Zvicër e Gjermani me trena e autobusë, duke u treguar policëve kufitarë pasaportën, pa nevojë vize. Pas dy dhjetëvjetëshave represioni kolektiv kundër shqiptarëve, një lufte, një protektorati ndërkombëtar dhe një shpallje të sponsoruar të pavarësisë, kosovarët flasin për shkurret e Vojvodinës (duhet të jenë kallame, e shkurre për emigrantët perspektivë që nuk kanë parë ndonjëherë lumë të madh) si aleate të migrimit për në Veri, Europë.
Në një studim të fondacionit SOROS të Prishtinës, dilte se shtetasi i Kosovës është më i izoluari në Europë, me dokumentet e tij të udhëtimit. Pasaporta e shtetit më të ri europian krijon mundësi udhëtimi pa viza në gjithsej katër vende. Me avantazh më të madh janë afganistanasit me 21 vende dhe iranianët me 23 vende, ku mund të udhëtojnë pa vizë (prej të cilave njëri është Kosova). Në shoqëri me afganistanasit, Europa duket një aventurë, jo kontinenti vetjak, ndërsa rruga për në Europë merr ekzotikën e kallameve dhe ujërave të ftohtë që, siç e di çdo njeri që ka parë lumë kufitar, ritualisht merr jetë njerëzish, si shenjë e mungesës së lirisë.
2.
Dy emigrantë, njëri i ikur nga skamja e i dyti i ikur nga përndjekja politike vizituan Prishtinën. I përndjekuri i thotë skamnorit se ka ikur nga robëria e skamjes e ka mbërritur në robërinë e parasë; një jetë e shpenzuar për të akumuluar një pasuri që do shpënë në shtëpi, në të cilën duhet kthyer ndonjë ditë, ditën e çlirimit nga mërgimi.
Dy personazhet mbërritën në një realizim të mrekullueshëm të "Emigrantëve" të Slawomir Mrozhekut, satiristit polak që iu kthye temës së mërgimit kur edhe vetë u bë mërgimtar, së pari në Paris e pastaj në Meksikë.
Satira e Mrozhekut fitoi në Prishtinë një qasje të veçantë, kur regjisori Agon Myftari e detyroi babanë e tij, aktorin Hazir Myftari, që në vitin e dyzetë të karrierës të marrë rolin e emigrantit ekonomik me gjuhën e një punëtori "baushtelle" (punëtor ndërtimi), kosovar në Gjermani a gjetiu, ndërsa aktorit Ahmet Pasha i dha, në rolin e intelektualit të përndjekur, gjuhën letrare.
Emigranti ekonomik dikton letrën përshëndetëse familjes, ndërsa i përndjekuri shkruan:
- E dashnja gru... dhe fëmijët e mi të dashun...
- E dashura... grua...
- Jo bre, "e dashnja" i kom thonë gjithmonë..., thotë aktori Myftari, duke riadresuar, me ndërlidhjen e bukur të konteksteve sociale gjuhësore, një temë tjetër, atë të gjuhës së vulosur në kohë, asaj që e bartin me vete të gjithë, që mund të jenë larguar nga atdheu apo atdheu nga ata, por që nuk mund të largohen nga koha.
3.
Robert Elsie, tashmë albanologu prijës në botën e papërfshirë nga Illyricumi, e kjo është bukur e madhe, u përpoq ta zë vulën e kohës. Në Evia, një ishull grek afër Athinës, e zuri Konstatina Kyriakoun, të lindur më 1919, se si shpjegon mënyrën e bërjes së bukës, duke shtuar se furra e nxehtë do "shkarpa të drunjtë". Pastaj Lidija Kotlarin, në fshatin Arbanasi të Zarës, se si bëhet "buka e grunit, e piqtë" që ndonjëherë shërben edhe për "poparën". Po ashtu dhe Prrek Calin prej Kelmendi, që nga Detroiti thotë se "o ken trim" dhe "se Partia ia ka shkatërru shtëpinë". Dhe, gjithashtu Ahmet Xhemë Binakun nga Isniqi, i cili i dëshpëruar pas lufte në Kosovë thotë:
"Me rrejte, rrejmë.
Me vjedhë, vjedhim-tana të zezat i bojmë
Shkau i frikohet sudit, na jo"
(Lexoni më shumë në www.albanianlanguage.net)
4.
A mund ta tejkalojë gjuha kohën e vet?
Ndoshta kohën jo, por mund të kapërcejë lehtësisht kontekstet e tjera. Së paku kështu m‘u duk kur përcolla një pjesë të fushatës zgjedhore të Kosovës. Gjatë tërë javës, Kryeministri i vendit shkoi prej një komune në komunën tjetër, duke premtuar në çdonjërën së paku 100 milionë euro investime nga buxheti i Kosovës nëse fiton kandidati i tij. Reagimet ishin imediate dhe përpiqeshin në mënyrë racionale të shpjegonin pse kjo nuk është e mundur.
Më duket se debati racional nuk do të ishte më i mundur, e as i nevojshëm. Vala e premtimeve i afrohej më shumë barsoletës boshnjake të Hasos. Ai e zë peshkun e artë. Peshku i artë i thotë: "Aman, më lësho, e t‘i plotësoj tri dëshira". Dhe Haso e lëshon peshkun.