Guxholi për privatizimet e pasurisë publike

Qeveria nuk e fsheh nevojën e madhe qe ka për te shtuar te ardhurat ne buxhet, e për t?i marre ato pikërisht nga shitja e pasurive publike qe kane mbetur. Nga privatizimi me shpejtësi i një sere asetesh, pritet një shume e konsiderueshme për financat e tkurrura publike. Por, megjithë akuzat e opozitës se shitja me nxitim e para zgjedhjeve, është konfiskim i pasurisë se shqiptareve, këshilltarja e kryeministrit për ekonominë Suzana Guxholli thotë se ky proces do te jete i hapur dhe transparent. Por eksperte te ekonomisë tërheqin vëmendjen se privatizimet e bëra me shpejtësi e sidomos përpara zgjedhje, lëne vend për abuzime. Teksa qeveria vendosi qe brenda këtij viti te privatizoje 1280 asete publike, opozita ka paralajmëruar se kur te vije ne pushtet do t?i rishikojë apo edhe anuloje ato, pasi e ka vlerësuar këtë proces si një vjedhje qe qeveria po i bene kapitalit shtetëror.
Shpërndaje