Meta: Protesta e opozitës, absurde

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta e ka konsideruar si absurde protestën e opozitës për hapjen e kutive të votimit. Sipas Metës, nëse ka probleme me zgjedhjet e 28 qershorit shkak është kreu i PS-së, Rama i cili ka diktuar kodin zgjedhor, reformën elektorale edhe procesin e administrimit të zgjedhjeve. Por Meta tha gjithashtu se realizmi i kësaj proteste tregon se demokracia funksionon. Ai tha se këto
reagime destruktive nuk do thyejnë normalitetin e vendit. "Shqipëria ka vetëm axhendën e reformave dhe integrimin europian", tha ai.
Zëvendëskryeministri Meta tha se vendi i opozitës është në parlament. Ilir Meta ka
përshëndetur propozim e kryeministrit Berisha për t'i dhënë opozitës shumicën në komisionin hetimor të zgjedhjeve.
Në në një konferencë për shtyp pas vizitës në Turqi Meta tha se tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve do të marrin një dimension të ri.
Mete e cilësoi këtë vizitë shumë të suksesshme. Ai shtoi se vendi ynë do jetë në axhendën e shumë personalitete europiane që do vizitojnë vendin për të ndihmuar në procesin e liberalizimit të vizave. Meta shtoi se axhenda kryesore e diplomacisë shqiptare është liberalizimi i vizave.