E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikaragua, konfiskohen 700 kilogramë drogë

Marina në Nikaragua konfiskoi të paktën 700 kilogramë kokainë në një anije me flamur qipriot që përshkonte oqeanin Paqësor. Sipas kapitenit Roger Gonzalez, kreu i marinës së Nikaraguas në bashkëpunim me policinë Kombëtare, anija ishte lokalizuar në portin e Corinto-s, 150 km në perëndim të kryeqytetit Managua. Ai bëri të ditur se anija qipriote ishte nisur nga porti i Buenaventura në Kolumbi dhe si destinacion final kishte portin Quetzal në Guatemala. 24 personat të kombësive të ndryshme që ndodheshin në bord u arrestuan. Droga u zbulua në 12 kontenierë e shpërndarë në 33 paketa të mëdha secila me nga 25–30 pako më të vogla brenda në to.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›