E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërthime në Athinë e Selanik

Sulme me bomba kanë tronditur Athinën e Selanikun. Në qytetin e dytë për nga madhësia në Greqi, bomba shpërtheu në ambjentet e gjykatës, por pa shkaktuar viktima. Burime nga vendngjarja thonë se telefonata anonime tek e përditshmja “Elefterotipia” dhe stacioni televiziv Alter i parapriu shpërthimit të bombës cka mundësoi evakuimin në kohë të një pjese të mirë të gjykatës.

Sulmi në gjykatë erdhi pas sulmit me bomba në afërsi të burgut kryesor në Athinë, Koridhallos. Nga ai sulm mbeti e plagosur një grua. Policia bëri të ditur se bomba kishte potencial të lartë. Sipas informacioneve te konfirmuara dy persona kane mbetur te plagosur ne nje prej ndertesave perreth.

Shperthimi ka qene i forte dhe është ndjere në pjesen me te madhe te qytetit. Sulmi ndodhi pak pas ores 22:00 te mbremjes pas nje telefonate ne te perditshmen “Eleftherotypia” dhe ne rrjetin televiziv “Alter”.

Nje person anonim ka paralajmeruar se nje bombe do te shperthente ne afersi te burgut pas 30 minutash.

Forcat policore kane shkuar menjehere ne vendngjarje, por nuk ka mundur te arrije ne kohe per te parandaluar shperthimin. Bomba ishte fshehur ne nje prej kazaneve te plehrave dhe i vendosur ne nje prej mureve te burgut.

Policia ka fajësuar militantët e majtë për të dyja sulmet. Incidentet e sigurisë në Greqi vijnë në kohën kur vendi përballet me një krizë të rëndë financiare.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›