E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në Tajlandë, 16 të vdekur

Forcat tajlandeze të sigurimit dhe protestuesit anti-qeveritarë u përleshën përsëri mëngjesin e sotëm në Bangkok ku luftimet e ditëve të fundit kanë lënë të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe qëlluan mbi forcat anti-qeveritare që filluan protestat muajin e kaluar. Një person gjeti vdekjet gjatë të shtënave.

Nga zona e protestës bëhet e ditur se ka pasur shpërthime të fuqishme. Mes të plagosurve ka dhe dy gazetarë. Përleshjet më të fundit shperthyen pasi një gjeneral që përkrahte protestuesit u qëllua në kokë kur forcat e sigurisë filluan të shpërndanin turmën. Gjithashtu një person tjetër u vra kur trupat hapën zjarr mbi protestuesit.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›