E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA ne Shqiperi 20- vjetori i rihapjes se ambasades

Ne Tirane po festohet kete te diele 20- vjetori i rihapjes se ambasades se SHBA-se ne Shqiperi. Ambasadori Arvizu ne pershendetjen e rastit per kete pervjetor falenderoi shqiptaret duke thene se “ajo qe ju keni bërë gjatë këtyre 20 viteve na keni lejuar që të bëhemi pjesë e së ardhmes suaj”.

Ndersa kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha deklaroi se kremtimi i marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë ka një domethënie të madhe pasi 20 vite më parë mbi 300 mijë shqiptarë u derdhën rrugëve të Tiranës për dëgjuar mesazhin e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, James A. Beker që liria jep rezultat. “Për ne Amerika do të mbetet më shumë se një komb, pasi është një ide e madhe” tha Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›