E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni i paqartë, Gruevski niset për në SHBA

Ndërsa situata brenda koalicionit qeverisës në Mqedoni mbetet e paqartë, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot do të udhëtojë për një vizitë disaditore në SHBA dhe Kanada, në kërkim të investitorëve të huaj dhe promovimit të kapaciteteve investuese në Maqedoni.

Në kuadër të delegacionit qeveritar do të jenë vetëm zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, drejtori për zonat e lira ekonomike dhe industriale, Viktor Mizo, ministri pa portofol për investime Vele Samak, ndërsa akoma nuk është publikuar nëse do të jetë ndonjë nga zyrtarët shqiptarë, përfshirë ministra apo drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Visar Fida.

Delegacioni qeveritar do të prezantohet në Montreal dhe Toronto në Kanada, si dhe në Atalanta, Majami, Detroit, Tampa dhe Sharlot të SHBA-ve.

BDI gjatë kësaj jave pritet të vendosë për qëndrimet e saj të reja lidhur me mbetjen ose jo si pjesë e koalicionit, pasi VMRO-DPMNE nuk ka hequr dorë nga projektligji për përkujdesje institucionale për ish-pjestarët e forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e 2001. Më 10 shtator është caktuar seanca parlamentare lidhur me debatin për këtë projektligj, i cili përjashton zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›