E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish procesi kundër Tymoshenkos

Një gjykatë në Kharkiv, në perëndim të Ukrainës, njoftoi se është shtyrë sërish gjykimi për shmangie nga tatimi i Yulia Tymoshenkos, ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës.

Tymoshenko tashmë është duke e vuajtur një dënim shtatë vjeçar për abuzim të detyrës, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se është i motivuar politikisht nga kundërshtarët e saj.

Avokati i saj, Serhiy Vlasenko, tha se Tymoshenko nuk mund të paraqitet në seancën dëgjimore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ajo nuk mund të ecë vetëm.

Gjykatësi Konstyantyn Sadovskyy e shtyu seancën për 13 nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›