Votuesit ndëshkuan qeverinë e Lituanisë

Votuesit në Lituani e kanë rrëzuar qeverinë konservative të vendit dhe e kanë refuzuar propozimin për ndërtimin e një reaktori bërthamor.
Votimet u mbajtën në vendin baltik, i cili po lufton për të dalë nga vitet e shumta të recesionit, papunësisë së lartë dhe masave shtrënguese.
Rezultatet tregojnë se Partia opozitare e Punës udhëheqë me më shumë se 23 për qind të votave, pas së cilës vijnë Social-Demokratët, me më shumë se 19 për qind të votave.
Partia konservative”Bashkimi i Atdheut”, e kryeministrit Andrius Kubilius, i cili mori lëvdata nga BE-ja dhe FMN-ja për masat e shtrëngimit, arriti të fitojë rreth 12 për të votave.
Rezultatet gjithashtu tregojnë se më shumë se 60 për qind e votuesve, përmes një referendumi, refuzuan propozimin për ndërtimin e një stacioni bërthamor në vend.