E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanët vrasin gjashtë policë pakistanezë

Zyrtarët pakistanezë thonë se militantët e kanë sulmuar gjatë natës një pikë kontrolli në veriperëndim të Pakistanit, duke lënë të vrarë të paktën gjashtë policë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Policia thotë se më shumë se 100 militantë talebanë bastisën këtë pikë kontrolli në qytetin Mattani, në jug të provincës së Peshawarit.

Policia raporton se militantët ishin të armatosur me makineri të rëndë dhe me granata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›