E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekte në sistemin e doganave, radhë në Kapshticë, Kakavijë e Vlorë

Defektet teknike kanë krijuar kaos qarkullimi në pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës si dhe në portin e Vlorës. Kështu për shkak të bllokimit të sistemit Tims prej më shumë se një ore në doganën e Kapshticës janë shënuar radhë të gjata në pikën kufitare, si në njerëz ashtu dhe në automjete.Burime nga policia doganore bëjnë të ditur se si rezultat i bllokimit të sistemit po procedohet me regjistra, në mënyrë që të shmanget fluksi i krijuar si dhe të shmangen sa është e mundur vonesat e udhëtarëve.
 

E njëjta situatë është paraqitur dhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, ku për shkak të një defekti në sistemin e kompjuterave të palës shqiptare si rezultat i një defekti për shkak të luhatjes së tensionit është ndërprerë puna në dogana për rreth 30 minuta. Edhe në këtë rast për të evituar radhët është punuar me regjistra, ndërsa raportimet e fundit nga Gjirokastra flasin për një normalizim të situatës.
 

Ndërkaq difekte janë regjistruar dhe në pikën e kalimit të portit të Vlorës, ku rreth 500 njerëz po qëndrojnë në radhë, kjo si rezultat i bllokimit të sistemit kombëtar TIMS. Jo vetëm radhë të gjata udhëtarësh, por dhe automjetesh kanë krijuar një zinxhir të gjatë këtë të dielë në pikën portuale të qytetit bregdetar të Vlorës, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›