Plagosje me armë në kryeqytet, polici plagos shoferin e furgonit

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme pranë "Zogut të Zi", ku një shofer furgoni është qëlluar me armë zjarri nga një punonjës i policisë rrugore të Durrësit. Shtetasi Preng Gjoni është qëlluar nga efektivi i policisë, Llesh Fasllia, duke e lënë të plagosur.
Ndërkaq shoferi i furgonit është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, nga ku bluzat e bardha bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për plagosjen e shtetasit Gjoni, ndërsa mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.