Nikoliç bën betimin si president

Tomislav Nikolic
Presidenti i sapozgjedhur serb, Tomislav Nikoliç, ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit të Serbisë.
Betohem se të gjitha forcat e mia do tia përkushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën, si pjesë përbërëse të saj, ka thënë Nikoliç.
Ai është zotuar se do të respektojë të drejtat dhe liritë civile, ashtu si edhe Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.
Nikoliç ka mundur presidentin e deritanishëm të Serbisë, Boris Tadiç, në balotazhin e 20 majit.