E Diel, 1 Nëntor 2026

Maunia me 500 kg drogë, pranga 2 shqiptarëve

GREQI- Një maune e ngarkuar me mbi gjysmë ton hashash është kapur në kufirin shqiptaro-grek, midis Konispolit dhe Filatit.

Policia greke njofton se droga është kapur rreth mesditës, ne vendin e quajtur Loridha, Sajadhë, në rajonin e Igumenicës.

Në maunen që drejtohej nga dy shqiptarë janë gjetur dhe sekuestruar 14 çanta në mbushura me lëndë narkotike.

Policia vazhdon operacionin ndërkohë që dy shqiptarët e ndaluar, janë duke u marrë në pyetje, por ende nuk behet publik identiteti i tyre.

Shpresa DINE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›