E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shkon të bëjë denoncim, arrestohet

Arrestim, foto arkiv

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili shkoi të bënte kallëzim penal për një shtetas tjetër në polici, por ka rënë vetë në prangat e policisë për veprën penale të mashtrimit.

Sot në mëngjes shtetasi Kudret Kopo, 56 vjeç, banues në Tiranë, është paraqitur në komisariat duke bërë kallëzim, me pretendimin se i janë marrë një shumë parash prej 1900 eurosh.

Forcat e rendit, pas deklarimeve të bëra nga 56-vjeçari, nisën hetimet, ku rezultoi se shtetasi Kudret Kapo pretendonte se ishte inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, dhe për këtë fakt dispononte një dokument, ai po mashtronte.

Sipas 56-vjeçarit, ai kishte shkuar në Vlorë për të takuar një shtetas për mbylljen e një çështjeje penale. Për këtë arsye, burri i ka marrë shtetasit me iniciale D.Z, një shumë prej 5 mijë eurosh, por më vonë nuk ka rënë dakord, teksa pala tjetër jo vetëm që i ka marrë me dhunë paratë e tij, por ka përvetësuar edhe 1900 euro të tjera që 56-vjeçari Kopo kishte me vete.

Ndërkohë nga hetimet intensive të kryera strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë në lidhje me këtë rast ka rezultuar se shtetasi Kudret Kopo ka bërë kallëzim të rremë shfrytëzuar titullin me qëllim mashtrimin e shtetasit D Z., për ti përfituar nga ai shumën prej 5 mijë euro.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprat penale mashtrim, përvetësim i titujve dhe detyrave shtetërore dhe kallëzimi i rremë. /Anila Peçi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›