Asnjë deputet shqiptarë në takimin e KiE-së për Maqedoninë

Këshilli i Europës
Asnjë deputet shqiptarë nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Europës (KiE) në Paris, ku do të shqyrtohet çështja e post – monitorimit të dialogut me Maqedoninë.
Maqedonia në disa fusha është kthyer nën monitorimin e Këshillit të Evropës, edhe pse ky monitorim në pjesë të madhe ishte tërhequr që nga viti 2000.
Zhvillimet e fundit në Maqedoni, duke përfshirë situatën e sigurisë, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndikimin e incidenteve në marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratë dhe gjendja e mediave janë në fokusin e post – monitorimit të dialogut.
Në takimin që do të mbahet me dyer të mbyllura, deputetët maqedonës do të japin versionin e tyre për të gjitha zhvillimet në Maqedoni. /Ina/
Përgatiti: E.L