Gjermani, burri bën kurban gruan në sy të fëmijëve

Pamje nga vendi i ngjarjes
Një krim makabër ka ndodhur në mes të Berlinit, pranë sheshit “Potsdamer”, duke shokuar Gjermaninë.
Turku Orhan Sircasi, 32 vjeç, vrau gruan e tij 30-vjeçare në banesën e tyre në lagjen Kreuzberg, të banuar kryesisht nga emigrantë.
Orhan S. ka vrarë dhe më pas ka copëtuar bashkëshorten e tij, Sema, ndërsa gjashtë fëmijët e çiftit nga mosha 1 deri në 13 vjeç e shihnin të gjithë skenën e krimit, kur babi therte nënën e tyre.
Banorët tregojnë se burri me thikën në njërën dorë dhe kokën e gruas në dorën tjetër, hipi në majë të çatisë së shtëpisë duke bërtitur Allahu akbar dhe e ka hedhur kokën e gruas në oborr.
Sipas mediave gjermane krimi ka ndodhur pasi gruaja e kishte kërcënuar se do e linte pasi kishte mësuar se ai kishte edhe një të dashur tjetër iraniane, Leylan, me të cilën kishte edhe dy fëmijë. Pak përpara krimit Sema i dërgon një SMS kur ai ishte me iranianen ku i shkruan: Mos hajde më në shtëpi. Ai tërbohet dhe shkon në shtëpi, ku sipas gazetës Bild gjërat dalin jashtë kontrollit.
Do të të vras djalin, i thotë ai ndërsa ka kapur thikën. Më merr mua, mos vrit fëmijët, i ka thënë e shoqja që ka qenë sërish shtatzënë.
Mësohet se çifti ishte me origjinë turke. /Bild /
Përgatiti: E.L